Flash News

POLITIKOFF

Kourtney Kardashian konfirmon se dasma me Travis Barker ndodhi pasi kishin kthyer disa tekila

Kourtney Kardashian konfirmon se dasma me Travis Barker ndodhi pasi kishin

Kourtney Kardashian konfirmoi martesën e saj "të rreme" në Las Vegas me Travis Barker në një postim në Instagram të mërkurën.

“Këto i gjeta në galerinë e fotove të telefonit”, ka shkruar ajo  krahas seri fotosh nga ceremonia e improvizuar.

“Një herë e një kohë në një vend të largët, shumë larg (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm dolën në kishën e vetme të hapur me një Elvis dhe u martuan (pa licencë),” shkroi ajo, duke shtuar, “Praktika e bën të përsosur”.

Dyshja nuk u martuan ligjërisht por vetëm në dasmën në Las Vegas, një rit i famshëm tashmë që ndodh në LA.

Ylli i "Kardashians", 42 vjeç dhe rokeri "Blink-182", 46 vjeç, u arratisën në një kishëz në Sin City rreth orës 1:30 të mëngjesit të së hënës, pasi mbaruan çmimet "Grammy 2022".

Burimet për TMZ thanë se çifti nuk e lejoi asnjë të bëntë foto. Dyshja patën një imitues të Elvis Presley-t që kryu ceremoninë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney ❤️ (@kourtneykardash)

Të fundit