Flash News

POLITIKOFF

Krizë martesore me Justin? Hailey Bieber i jep fund thashethemeve

Krizë martesore me Justin? Hailey Bieber i jep fund thashethemeve

Modelja e njohur Hailey Bieber ka reaguar ndaj spekulimeve për një krizë në martesën e saj me këngëtarin Justin Bieber.

Në një postim të fundit në Instagram, 28-vjeçarja ndau një seri fotosh nga udhëtimi i çiftit në qytetin turistik të skive në Aspen, Kolorado.

Mes fotove, ajo publikoi edhe një moment të ëmbël me partnerin, duke treguar qartë se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë.

Ky postim erdhi menjëherë pas spekulimeve që nisën kur fansat vunë re se Justin nuk e ndiqte Hailey-n në Instagram.

Më vonë u zbulua se llogaria e tij ishte hackuar, duke hedhur poshtë çdo dyshim për një distancim mes çiftit.

Thashethemet për probleme martesore kanë qarkulluar prej disa javësh dhe u shtuan kur u vu re se Justin nuk ndiqte më as vjehrrin e tij, Stephen Baldwin, në rrjetet sociale.

Megjithatë, çifti, të cilët janë prindër të djalit të tyre Jack Blues, duket se po shijojnë momente të qeta dhe të lumtura së bashku në Aspen.

Fotot dhe momentet e ndara nga udhëtimi i tyre duket se kanë qetësuar fansat, duke treguar se marrëdhënia mes Hailey-t dhe Justin-it mbetet e pathyeshme.

Të fundit