Flash News

POLITIKOFF

Kryetari i Këshillit të Medias tregon të vërtetën për Antonela Berishën: Lajmi i saj për Sanremon ishte mashtrim

Kryetari i Këshillit të Medias tregon të vërtetën

Në "Sot nuk është e hënë" me Koloreto Cukalin në Top Albania Radio, janë thënë disa të vërteta lidhur me Sanremo 2022 dhe të vërtetën e prezantimit të Antonela Berishës.

Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali ka thënë se një lajm i tillë nuk ekziston. Sipas tij, ka qenë vetëm një media italiane që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë.

Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë. Cukali u shpreh se ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

"Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli."

Ky lajm bëri xhiron në mediat online dhe madje emisione të shumta edhe e kanë ftuar për të rrëfyer emocionet e prezantimit dhe ajo tha që madje është ftuar për të prezantuar në një media italiane.

Vetë Antonela, më pas ka reaguar me disa screenshot që tregon për videot e xhiruara. Tashmë Sanremo ka përfunduar dhe nuk ka asnjë provë që ajo ka prezantuar.

*Shënim: Politiko ka ndjekur zhvillimet e Sanremo por nuk ka postuar asnjë lajm të tillë pas verifikimeve dhe kërkimeve që bëri pasi ky lajm 'shpërtheu' në mediat online.

Të fundit