Flash News

POLITIKOFF

Kundërshtuan me forcë efektivët e policisë, arrestohen 3 persona në Lezhë

Kundërshtuan me forcë efektivët e policisë, arrestohen 3

Policia e Lezhës ka prangosur tre qytetarë për kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë. Të arrestuarit janë  A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi janë gjobitur për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por tre të arrestuarit kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Të fundit