Flash News

POLITIKOFF

"Kur abuzohet me miqësi, nuk është më miqësi", Ilir Shaqiri pranon prishjen e raportit me Sabianin

"Kur abuzohet me miqësi, nuk është më

Pas përfundimit të reality show-t BBV, dy miqtë që e quanin njëri-tjetrin vëllezër nuk u panë më dhe në media u raportua se i kanë prishur raportet, siç Ilir Shaqiri pohoi në një intervistë për “ABC e Pasdites”.

“Me Sabin nuk kemi raport. Secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim,” – tha ai.

Më pas shtoi: “Ka çudi dhe ka një lloj keqardhje nuk mund ta mohoj, sepse si unë dhe Sabi i besuam diçka njëri-tjetrin dhe aty brenda mori një vlerë shumë të madhe. Mbijetoi le të themi. Pikërisht për këtë është keqardhja sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera. Por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi, kjo pastaj nuk është më miqësi.”

Të fundit