Flash News

POLITIKOFF

Kur të dalë nga BBV, Beniada do të nisë direkt punë në Top Channel

Kur të dalë nga BBV, Beniada do të nisë direkt punë

Mbrëmë për një nga banorët e Big Brother Vip Albania, për Beniadën, ka qenë një puntatë e mbushur me surpriza.

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Beniada nga Big Brother krejt papritur e gjeti veten tek studio e ‘Procesit Sportiv’, me Edi Manushin dhe gjithë të ftuarit e tjerë. Edi i propozoi Beniadës që t’i bashkohet stafit të ‘Procesi Sportiv’. 

Me shumë emocion, të gjithë banorët morën një përshëndetje speciale nga jashtë Big Brother, prej stafit të njohur dhe atmosfera u bë shumë pozitive. Nga ana tjetër, sapo Beniada të dalë nga shtëpia, e pret një eksperiencë e re televizive.

Të fundit