Flash News

POLITIKOFF

Kush do të jetë prezantuese e 'Big Brother VIP Kosova' krah Alaudin Hamitit?

Kush do të jetë prezantuese e 'Big Brother VIP Kosova' krah

Pas disa javësh spekulimesh dhe aludimesh nga mediat dhe fansat, lajmi është konfirmuar: Jonida Vokshi do të rikthehet në rolin e prezantueses së “Big Brother VIP Kosova”, këtë herë sërish krah Alaudin Hamitit.

 Produksioni i reality show-t bëri publik këtë njoftim përmes një promoje të veçantë në Instagram, duke i mbyllur kështu dyshimet rreth formacionit të sezonit të ri.

Në videon e publikuar, Alaudini dhe Jonida shfaqen përballë njëri-tjetrit, duke vulosur bashkëpunimin e tyre dhe duke dhënë sinjalin e qartë për fansat se ekipi i prezantuesve do të mbetet i pandryshuar.

Rikthimi i Jonidës premton të sjellë në ekran të njëjtën energji dhe dinamikë që e ka bërë çiftin prezantues një nga elementët kryesorë të suksesit të “Big Brother VIP Kosova”.

Të fundit