Flash News

POLITIKOFF

Kush e penalizoi Ronelën në Eurovizion, dalin pikët e publikut dhe jurisë

Kush e penalizoi Ronelën në Eurovizion, dalin pikët e publikut

Eurovizion 2022 u fitua nga Ukraina. Pas përfundimit të natës finale dolën edhe rezultatet e pikëve që kishin grumbulluar këngëtarët e shteteve pjesmarrëse.

Ronela Hajati, u prit dukshëm mirë nga publiku, i cili i ka dhënë asaj 46 pikë, duke e renditur te këngëtarët më të votuar.

Ndërsa juria e ka penalizuar këngëtaren shqiptare. Ronela është votuar nga juria vetëm me 12 pikë, sipas Wiwiblogs (media e pavarur e fokusuar tek Eurovizion).

Hajati rezulton e katërta më pak e votuar nga juria. Kujtojmë se “Sekret” është “përqafuar” shumë shpejt nga publiku.

Në përfundim të garës, Hajati nuk e fshehu zhgënjimin mbi mënyrën e përzgjedhjes, ndërsa u shpreh krenare që kishte fituar publikun.

Kush e penalizoi Ronelën në Eurovizion, dalin pikët e publikut

Kush e penalizoi Ronelën në Eurovizion, dalin pikët e publikut

 

Të fundit