Flash News

POLITIKOFF

Kush është aktori që tha se u përdhunua nga një prift kur ishte vetëm 8-vjeç

Kush është aktori që tha se u përdhunua nga një prift

Aktori francez, Laurent Martinez ka treguar se është përdhunuar nga një prift francez kur ishte vetëm 8-vjeç. Martinez foli në ditën kur një raport rreth Kishës Katolike në Francë zbuloi se rreth 330 mijë fëmijë ishin viktima të abuzimit mes viteve 1950 dhe 2020.

Martinez tha se prifti që e përdhunoi u zhvendos në një vend tjetër pasi ai u tregoi prindërve të tij për atë që kishte ndodhur, por abuzimi vazhdoi të ndikonte në jetën e tij.

Kush është aktori që tha se u përdhunua nga një prift

“Më ka përndjekur gjithë ato vite, unë ende nuk jam plotësisht i liruar nga kjo ngjarje”, ka treguar aktori.

Viktima e abuzimit nga priftërinjtë tha se trauma kishte një ndikim në marrëdhëniet e tij me gratë dhe e la atë të shqetësuar për kontaktet seksuale, të cilat ai mendonte se ishte “diçka e ndaluar”.

Ai shtoi se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për priftin që e kishte abuzuar, dhe duke pasur parasysh moshën e tij në atë kohë, ai ka të ngjarë të ketë vdekur tani.

“Kisha duhet të jetë përgjegjëse tani për të gjitha ato që janë bërë gjatë këtyre viteve”.

Jean-Marc Sauvé, presidenti i komisionit që qëndron pas raportit, tha se keqbërja u mbulua nga autoritetet katolike për dekada në një mënyrë sistemike.

Të fundit