Flash News

POLITIKOFF

Kush është gruaja me të cilën përflitet se Pique tradhtoi Shakirën

Kush është gruaja me të cilën përflitet se Pique

Futbollisti i Kombëtares spanjolle dhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, pas thashethemeve që fliten se dyshja Pique-Shakira mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare.

Marca bën me dije se dyshohet që shkak i ndarjes së çiftit të jetë tradhtia e Pique-së. Fillimisht u përfol që Pique e ka tradhtuar Shakirën me nënën e shokut të tij të skuadrës Pablo Gavi. Por ‘El Periodico’ i ka hedhur poshtë pretendimet.

Sipas gazetës, Pique është parë disa herë në shoqërinë e një vazje 20-vjeçare bionde, e cila mësohet të jetë studente dhe një mikpritëse eventesh në Barcelonë. Megjithatë identiteti i vajzës në fjalë nuk bëhet i ditur.

Pique dhe Shakira filluan të takoheshin pas takimit në Kupën e Botës 2010. Ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe dhe këngëtarja kolumbiane është zhvendosur në Barcelonë për të krijuar familje me futbollistin. Ata kanë dy fëmijë, Milanin dhe Sashën.

Megjithatë, marrëdhënia duket të jetë e tensionuar dhe prindër të tjerë në shkollën e fëmijëve të tyre kanë deklaruar se Shakira dhe Pique nuk janë parë duke marrë fëmijët së bashku për disa kohë.

Madje thuhet se Shakira i ka çuar fëmijët në Ibiza për pushime familjare në maj, por që Pique nuk iu bashkua atyre.

Të fundit