Flash News

POLITIKOFF

Kush janë “Gratë e Kazanovës”? Rikthehet shfaqja e shumëpritur me çiftin në jetën reale dhe në skenë

Kush janë “Gratë e Kazanovës”? Rikthehet shfaqja e

Në datat 17, 18, 19 dhe 20 tetor do të rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit shfaqja shumë e dashur "Gratë e Kazanovës".

Para disa muajsh kur kjo shfaqje u vendos në skenë në Durrës, Andia Xhunga dhe Indrit Çobani kanë folur për lidhjen e tyre në jetën reale, aq edhe për anën profesionale, ku duket se gjithashtu janë të lidhur ngushtë. Për sa i përket dashurisë së tyre, ata u shprehën se "Ngaqë ndajmë shumë gjëra me njëri-tjetrin, ndajmë edhe shijet. Kemi shije të përbashkëta, interesa të përbashkëta. Përveç se e plotësojmë njëri-tjetrin, e ndihmojmë shumë. Nuk kemi dyshime, e besojmë shumë njëri-tjetrin."

Në projektin “Gratë e Kazanovës”, Andia është regjisore dhe kjo është një shfaqje shumë e veçantë për dyshen për një arsye vërtet të ëmbël pasi me këtë shfaqje ata përjetuan për herë të parë ndjesinë e "partnerëve në skenë".

"I drejtohemi publikut direkt dhe ata kanë të drejtën të ndërveprojnë me shfaqen,"- janë shprehur para disa kohësh dyshja, që janë çift në jetën reale.

Gjithashtu Rozana Radi është një nga aktoret e kësaj shfaqeje.

Të fundit