Flash News

POLITIKOFF

“Kush ka vajza, botën ka”, deputeti i PS marton të bijën: Më bëre të përjetoj momentin si ditën kur linde

“Kush ka vajza, botën ka”, deputeti i PS marton të

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia ka martuar këtë fundjavë vajzën e tij, Klarën, dhe fotot nga eventi i sotëm i ka publikuar në rrjetet sociale.

Teksa i uron jetë të lumtur dhe të gëzuar me Erionin, deputeti socialist i ka kushtur të bijës disa vargje emocionuese, ku ndër të tjera shprehet: “Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë”.

Postimi i plotë:

“Kush ka vajza botën ka”!
Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.
BIJA IME!
Ti ishe gëzimi i parë i familjes!
Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.
Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!
Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!
Qofshi të lumtur bija babit!

“Kush ka vajza, botën ka”, deputeti i PS marton të“Kush ka vajza, botën ka”, deputeti i PS marton të

Të fundit