Flash News

POLITIKOFF

Kushta për kuqezinjtë: 12 pikë i kanë marrë nga dy ekipe që janë sa Astiri si lagje

Kushta për kuqezinjtë: 12 pikë i kanë marrë nga dy

Ish-futbollisti i Kombëtares, Sokol Kushta ka kritikuar ashpër kombëtaren shqiptare përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku thotë se 12 pikët që Shqipëria ka marrë, janë marrë nga dy ekipe që ngjajnë si lagja e Astirit.

"U hap shampanja në kampin kuqezi. Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund, dhe thashë me vete se këta ose nuk dinë fare nga futbolli ose janë hipokritë të mëdhenj,"- thotë ndër të tjera ish-futbollisti.

Postimi i plotë i Sokol Kushtës:

“Dje në darkë, kur u mbyll ndeshja e fundit pashë optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuqezi. Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund, dhe thashë me vete se këta ose nuk dinë fare nga futbolli ose janë hipokritë të mëdhenj.

Diskutojnë për rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë marrë ndaj dy ekipeve që janë sa Astiri si lagje dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në saj të Brojës. Asnjë nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës.

Kombëtarja nuk është ekipi i lagjes, por është një ekip që përmbledh 12 milionë shqiptar kudo që janë”, shkroi Sokol Kushta, ku ka marrë dhe një kompliment gjithashtu edhe nga një ish-lojtar i Partizanit, Edmond Dosti.

Të fundit