Flash News

POLITIKOFF

Kushti i vetëm që ka aktori Kivanç Tatlitug që të vijë në Shqipëri

Kushti i vetëm që ka aktori Kivanç Tatlitug që të

Një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi dhe po ashtu edhe në Shqipëri e në shumë vende të tjera të botës, është aktori turk me origjinë shqiptare Kivanç Tatlitug. Shumë seriale të tij janë transmetuar edhe në vendin tonë, ndaj vëmendja ndaj tij është shumë e madhe.

I ftuar mëngjesin e sotëm në Klan News në një intervistë me Iva Kalemin, Alberti tregoi se ka biseduar me Kivançin për këtë pjesë, por për t’u realizuar kjo ekziston dhe një kusht, një shumë e kripur për aktorin pasi dihet tashmë që ai është një ndër më të kërkuarit.

Alberti dha shpresa se aktorin do të mund ta shohim në Shqipëri pas përfundimeve të serialit që ai po xhiron aktualisht e më pas gjithçka do të varet nga axhenda e tij.

Kushti i vetëm që ka aktori Kivanç Tatlitug që të

“Kam kohë që e kam takuar dhe ai është shumë i interesuar për të ardhur sepse edhe origjina e tij është nga Shqipëria. Babai i tij është nga Prishtina. Kur kam ndjenjur me të në xhirime deri në 3 të mëngjesit më tha që do shumë që të vijë. Por axhenda e tij është shumë e ngjeshur. Do të vijë, por ka dhe një shumë paksa të kripur për ardhjen e tij. Kushton pak, se normal kemi të bëjmë me Kivanç Tatlitug. Aktualisht po luan në një serial në Netflix dhe do e shohë publiku i gjithë botës. Sapo të përfundojë atë të shohim nëse do mund të vijë dhe të shohë vendin tonë”-tha Alberti.

Të fundit