Flash News

POLITIKOFF

Kushton 1230 euro dhe nuk të mbron nga shiu. Çadra e re nga Adisas x Gucci merr kritika të ashpra

Kushton 1230 euro dhe nuk të mbron nga shiu. Çadra e re nga Adisas x

A mund të quajmë “çadër” diçka që nuk të mbron nga shiu?! Jo më kot, njerëzit patën shumë pikëpyetje pas produktit të ri të bashkëpunimit Adidas x Gucci. Kompanitë janë përballur me shumë kritika në Kinë, ku përdoruesit e rrjeteve sociale u tallën me çadrën për faktin që nuk të mbron nga shiu dhe kushton 11,000 juanë (1,230 euro).

E cilësuar si “çadër dielli” në faqen e internetit të Gucci-t, produkti nga koleksioni i ardhshëm Adidas x Gucci vjen me një shënim ku thuhet se “nuk është e papërshkueshme nga uji dhe është menduar për mbrojtje nga dielli ose përdorim dekorativ”. Në platformën Weibo në Kinë, një platformë e ngjashme me Twitter-in, hashtag-u “Çadra 11,000 juanë nuk është e papërshkueshme nga uji” grumbulloi më shumë se 140 milionë shikime këtë javë.

Kushton 1230 euro dhe nuk të mbron nga shiu. Çadra e re nga Adisas x

Në një koment për revistën në Pekin “Caijing”, Gucci tha se artikulli “nuk rekomandohet për përdorim si një çadër e përditshme” dhe se ka “vlerë për koleksionistët dhe është e përshtatshme për t’u përdorur si një aksesor i përditshëm”.

Pavarësisht arsyeve bindëse të Gucci-t, njerëz në Weibo thanë, “për sa kohë jemi të varfër, ata nuk do të jenë në gjendje të na mashtrojnë që të paguajmë për këtë çadër”.

Të fundit