Flash News

POLITIKOFF

"Ky fëmijë është i yti", një grua paraqitet në gjykatë dhe bën deklaratën e papritur për Johnny Depp

"Ky fëmijë është i yti", një grua paraqitet

Një deklaratë e papritur në sallën e gjyqit e ndaloi për pak minuta gjyqin Johnny Depp kundër Amber Heard të hënën dhe në fund doli të ishte një shaka. Ndërsa gjykata po përgatitej të shpërndahej për një pushim një grua në audiencë u ngrit në këmbë dhe i bërtiti drejt Depp, duke pretenduar se ai ishte babai i fëmijës së saj. Madje ajo solli me vete fëmijën dhe ia paraqiti aktorit.

Gjyqi Depp kundër Heard është transmetuar drejtpërdrejt dhe transmetuar në televizion që në fillim, por sipas një raporti nga Entertainment Tonight, kjo deklaratë erdhi pikërisht kur kamerat u fikën për një pushim.

Gazetarët që ishin të pranishëm kanë rrefyer skenën.

"Papritur, kjo grua... ngrihet në fund të sallës së gjyqit me fëmijën e saj dhe thotë "Johnny, të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur". Ajo e mbajti fëmijën dhe i tha: 'Kjo foshnje është e jotja!'

Gruaja u hoq shpejt nga salla e gjyqit dhe ia hoqën rripin e dorës që të mos lejohej të hynte përsëri. Ishte shumë e egër. Ishte një moment."

Levy dhe një reporter tjetër i 'Laë & Crime' diskutuan logjistikën tjetër të këtij marifeti. Për shkak të interesit intensiv, të pranishmit janë rreshtuar gjatë natës për të hyrë në sallën e gjyqit - ndonjëherë deri në orën 01:00 të mëngjesit.

"A po priste ajo me fëmijën në orën 1 të mëngjesit për të hyrë në sallën e gjyqit? Nëse po, kjo është një çështje më e madhe,"- thotë njëri nga gazetarët në studio, drejtuar raporteres në terren.

Ata diskutuan gjithashtu një raport nga TooFab se kjo grua e kishte planifikuar marifetin si shaka dhe se nuk kishte të vërtetë në pretendimin e saj për Depp. Madje ata thanë se gruaja ka një burrë që gjithashtu u përfshi me gjithë këtë.

Kujtojmë se fansat e Johnny Depp janë shumë mbështetës dhe po bëjnë gjithçka që t`i bëjnë me dije sesa shumë e duan aktorin dhe se janë në krahun e tij.

Të fundit