Flash News

POLITIKOFF

La gazetarinë për të kaniduar për kreun e FSHF-së, Shakohoxha komenton largimin

La gazetarinë për të kaniduar për kreun e FSHF-së,

Në ndeshjen gjysmëfinale mes Anglisë dhe Danimarkës, komentatori i famshëm sportiv Dritan Shakohoxha dha lajmin se do të hiqte dorë nga gazetaria sportive, profesion të cilin ai e ushtron prej më shumë se 30 vitesh.

Largimin përfundimtar nga ky profesion, Shakohoxha e ka përforcuar edhe mbrëmjen e djeshme, në finalen e madhe të Euro 2020, mes Italisë dhe Anglisë. Në fund të ndeshjes, ai tha se kjo ishte ndeshja e fundit që ai komentonte, sepse pas 32-vjetësh, vendosi të heqë dorë nga gazetaria sportive.  

Shakohoxha ka treguar dhe arsyen e largimit në lidhjen me  me programin sportiv në RTSH, nga “Wembli”, ku komentoi edhe finalen e Euro 2020. Ai tregoi se po largohej nga gazetaria sportive për të kandiduar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit. Këtë post, siç dihet, e mban Armando Duka prej 5 mandatesh. Për të qenë i lirë dhe i pakushtëzuar në këtë garë, Shakohoxha ka zgjedhur të heqë dorë nga profesioni dhe të përgatitet për fushatën e fillim vitit të ardhshëm:

“Do lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do kandidoj për president të FSHF-së. Kam bindjen se do të fitoj”,- tha Shakohoxha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dritan Shakohoxha (@dritan_shakohoxha)

Të fundit