Flash News

POLITIKOFF

La papritur shtëpinë e BBV, Drini Zeqo tregon mes lotësh arsyen

La papritur shtëpinë e BBV, Drini Zeqo tregon mes lotësh arsyen

Drini Zeqo është rikthyer në studion e Big Brother, pasi një problem familjar e detyroi të ndërpresë përgjysmë garën brenda shtëpisë.

Drini sqaroi se ju desh ta ndërpriste për hir të motrës së tij e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ditët e fundit kishte shfaqur disa shqetësime të shtuara.

"Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që BigBrother ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të ecësh të kesh dhe një kauzë.

Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauzë është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor", tha Drini.

Të fundit