Flash News

POLITIKOFF

Laçi mposht Tiranën, kurbinasve i mjaftoi një gol për të thyer bardheblutë

Laçi mposht Tiranën, kurbinasve i mjaftoi një gol për

Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës së vendit të parë, që e çon vetëm 6 pikë larg kreut në takimin e fundit të javës së 13 në Kategorinë Superiore.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 90 nga Lushkja, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Në këtë sfidë rastet e krijuara nga ekipet ishin të pakta. Gjyqtari mori vendimin pas konsultimit me sistemin VAR.

Bardheblutë pësuan humbjen e dytë në këtë sezon, që erdhi pas tri takimesh nga e para. Bardheblutë nuk përfituan nga ndalesa e Kukësit të vendit të dytë dhe diferenca mes ekipeve është 4 pikë.

Ndërkohë që Laçi festoi fitoren e tretë radhazi. Kurbinasit mposhtën një javë më parë verilindorët, duke treguar se janë një ekip që do të luftojnë për kreun./Klan News

Të fundit