Flash News

POLITIKOFF

Lady Gaga bën deklaratën tronditëse: Kam ngelur shtatzënë nga përdhunimi

Lady Gaga bën deklaratën tronditëse: Kam ngelur

Lady Gaga është shfaqur në serialin-dokumentar të Princit Harry të Oprah në Apple TV+ Show. Këngëtarja ka folur për detaje traumatike të abuzimit seksual që i është bërë në adoleshencë, teksa përpiqej të krijonte një karrierë në industrinë e muzikës.

Lady Gaga, ka ngelur shtatzënë nga ky sulm seksual dhe kjo është hera e parë që ajo flet mbi këto detaje. Gaga u shfaq në episodin e parë të “The Me You Can’t See” një seri dokumentaresh në Apple TV+, krijuar nga Oprah Winfrey dhe princi Harry.

Gaga foli për një producent që i kërkoi të hiqte rrobat kur po përpiqej të krijonte karrierë në industrinë e muzikës, asokohe vetëm 19 vjeçe. "Unë thashë jo, dhe u largova", tha ajo.

"Ata më thanë se do të më shkatërronin të gjithë muzikën time, dhe nuk pushonin së më pyeturi dhe unë thjesht ngriva. As nuk e mbaj mend."

Lady Gaga bën deklaratën tronditëse: Kam ngelur

Lady Gaga tha se dhimbja kronike me të cilën ajo kishte jetuar gjatë gjithë moshës së pjekurisë ishte e njëjtë me atë që përjetoi pasi u sulmua seksualisht, duke zbuluar se nuk e kishte kuptuar me të vërtetë dhimbjen derisa u shtrua në spital vite më vonë.

“Dhe pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep në shtëpinë e prindërve të mi sepse kisha vjellë dhe isha sëmurë.”

“Unë isha abuzuar. U mbylla në një studio të largët për muaj të tërë,” shtoi ajo mes emocioneve të forta.

Lady Gaga shpërtheu në lot teksa tha që nuk e thotë dot emrin e personit që e sulmoi seksualisht. "Unë e kuptoj lëvizjen Me Too, e kuptoj që disa njerëz ndihen vërtet mirë me këtë, por unë jo," tha ajo.

"Unë nuk dua kurrë të përballem me atë person përsëri."

Të fundit