Flash News

POLITIKOFF

Lajmë te këqija për fansat e Dua Lipës, këngëtarja  njofton se çfarë do të ndodhë më turneun e saj në Europë

Lajmë te këqija për fansat e Dua Lipës, këngëtarja

Këtë vit, Dua Lipa kishte parashikuar që do të zhvillonte turneun evropian në kuadër edhe të lançimit të albumit të dytë "Future Nostalgia".

Por për shkak të pandemisë së COVID-19, ky turne është shtyrë për vitin e ardhshëm:

“Me një zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor të vitit 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të qenit në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. E juaja, Dua.”

 

Të fundit