Flash News

POLITIKOFF

Lajme të mira për Parashqevi Simakun, këngëtarja emocionon duke puthur flamurin kombëtar

Lajme të mira për Parashqevi Simakun, këngëtarja emocionon

Këngëtarja legjendare e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka emocionuar ndjekësit me një video të re, ku shihet në një moment simbolik teksa puth flamurin kombëtar. Videoja u publikua nga sipërmarrësi shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani, i cili ka treguar se ditën e nesërme ka përgatitur një surprizë të madhe për artisten, të cilën e quan "Mbretëresha ime".

Në pamjet e shpërndara, Parashqevi Simaku shfaqet e grimuar dhe në një gjendje të mirë emocionale, duke përcjellë një mesazh dashurie dhe krenarie për atdheun. Flamuri kombëtar, të cilin ajo e mban si një shall, bëhet simbol i një lidhjeje të fortë shpirtërore mes saj dhe rrënjëve shqiptare.

“Mbretëresha ime! Dita e nesërme do të jetë një përrallë. Ti do të surprizohesh!” – ka shkruar Ilirjani, duke ngjallur kuriozitet për atë që pritet të ndodhë.

Ky moment vjen pas publikimit të një videoje të mëparshme, ku këngëtarja shihej në rrugët e New York-ut, duke shkaktuar shqetësim dhe solidaritet mes shqiptarëve, të cilët u angazhuan për ta ndihmuar.

Fansat dhe ndjekësit e artistes e kanë cilësuar këtë moment si një rikthim të fuqishëm të Parashqevi Simakut dhe kanë falënderuar Elton Ilirjanin për përkujdesjen dhe vëmendjen e dhënë ndaj saj.

Këngëtarja, e njohur për zërin dhe interpretimet unike, mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar dhe një ikonë e muzikës tonë. Të gjithë presin me padurim surprizën e paralajmëruar dhe rikthimin e saj të plotë në vëmendjen publike.

Të fundit