Flash News

POLITIKOFF

Lakers dështon të triumfoje sërish, Buck marrin maksimumin në debutim

Lakers dështon të triumfoje sërish, Buck marrin maksimumin

Los Anxhelos Lejkërs dështojnë për të marrë sërish fitoren në sezonin e ri të NBA amerikan. Këtë herë, ata u mposhtën në derbin e qytetit përballë Los Anxhelos Klipers, që arriti të triumfonte 103-97. Një sfidë me tepër rivalitet u luajt në parket, me sekondat e fundit që ishin vendimtare. Stoli i Klipers bëri diferencën, pasi shënoi 43 pikë, duke mos pasur lider në fushë. Ndërkaq, te Lejkërs u dallua Ëalker me 26 pikë, Dajvis 25 dhe LeBron James me 20 pikë, por që nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës.

Debutim me fitore për Millvoki Baks. Favoritët e mëdhenj për të triumfuar në fundin e sezonit mposhtën Filadelfian me shifrat e ngushta 90-88. Epërsia e Baks u pa që në fraksionin e parë, duke udhëhequr me shifrat 30-24. Që do ishte një sfidë e ekuilibruar dhe tepër e bukur u pa në periodën e dytë, me Filadelfian që ngushtoi diferencat e pikëve, por që humbi terren në të tretin, duke mos i hyrë në punë edhe 8 pikët epërsi në periodën e katërt.

Një humbje e dytë kjo për Filadelfian të cilës nuk i mjaftuan 31 pikët, 8 rebaund dhe 9 asistet e James Harden, ndërsa për Millvoki Baks u dalluan Antetekumpo me 21 pikë, 13 rebaund e 8 asiste dhe Lopez me 17 pikë. 

Të fundit