Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lamtumira e fundit: Kujtojmë të huajt me ndikim që humbën jetën gjatë vitit 2020

Në një vit të një pandemie shkatërruese, bota humbi aktivistët ikonikë të të drejtave civile, atletë dhe personazhe të njohur të mëdhenj që ndihmuan në përcaktimin e zhanreve të tyre.
Shumë nga emrat e tyre zënë një vend të dukshëm në vetëdijen kolektive - RBG, Kobe, Maradona, Eddie Van Halen, Little Richard, Sean Connery, Alex Trebek, Christo - por kufizimet pandemike shpesh kufizonin aftësinë e publikut për të mbajtur zi për në një vit ku pamë më shumë se një milion njerëz të vdisnin nga koronavirusi.
Kobe Bryant

26 janari i 2020 do të mbahet mend përgjithmonë si një nga ditët më të zeza të sportit dhe më të kobshme për basketbollin. Legjenda Kobe Bryant u nda nga jeta në mënyrë tragjike pas një përplasjeje me avionin e tij. Fatkeqësisht, me të në bord ishte dhe vajza Gianna dhe miq të familjes. Përplasja fatale ndodhi në Calabasas, Kaliforni. Shumë fansa kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa operacionet për nxjerrjen e trupave po përballen me vështirësi të mëdha. Kobe Bryant lindi më 23 gusht të vitit 1978 në Piladelphia. Fati i tij ishte i përcaktuar, pasi që në fëmijëri u pa qartë se dashuria për basketbollin ishte e madhe, po ashtu dhe talenti i tij. Bryant ishte elegant me topin dhe arrinte të sillte magji në fushën e këtij sporti. Bryant ka fituar trofe të rëndësishëm duke u shpallur dhe MVP i kampionatit. Ka fituar 2 medalje Olimpike me SHBA-në, ndërsa ka fituar dhe një kampionat botëror me SHBA. Bryant ka shënuar 33. 643 pikë në karrierën e tij me një mesatare prej 25 pikësh për ndeshje, ka 7047 rebounds dhe 6306 asist.
Betty Wright

Ikona e muzikës ‘soul’, Betty Wright, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare. Fituesja e çmimit Grammy, e cila ka qenë më së miri e njohur për hitin “Clean Up Woman” ndërroi jetë me 10 maj të këtij viti. Wright u bë e njohur në vitet `70 me hitin “Clean Up Woman”, të cilin e publikoi kur ushte vetëm 18-vjeçe. “Tonight Is The Night”, “Shoorah Shoorah” e “Where Is The Love”, janë disa nga hitet tjera të saj.
Naya Rivera

Aktorja Naya Rivera ndërroi jetë teksa përpiqej të shpëtonte të birin. Trupi i saj i pajetë u gjet pas 5 ditë kërkimesh me 8 korrik 2020. Naya dhe djali i saj 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey, po notonin në Liqenin Piru kur diçka e tmerrshme ndodhi. Josey u kthye në barkë dhe kur autoritetet arritën për një kontroll, ai u tha atyre se ai dhe nëna e tij po notonin dhe ai nuk e dinte se çfarë i ndodhi asaj. Pas 5 ditësh kërkimesh nga forcat speciale, aktorja u gjet e vdekur ku ishte mbytur duke tentuar të shpëtonte të birin.
Chadwick Boseman

Me 28 gusht të vitit 2020 aktori Chadwick Boseman i njohur dhe si "Pantera e Zezë" ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare pas një beteje 4-vjeçare me kancerin e zorrës së trashë. Para se të kishte rolet e superheronjve në Marvel Studios, karriera e Boseman shpërtheu për herë të parë me portretizimet e ikonave si Jackie Robinson (në "42" të 2013-s dhe James Brown (në vitin 2014 "Get Up Up"). Boseman vdiq në shtëpinë e tij në zonën e Los Anxhelos ku ishte i rrethuar me gruan dhe familjen e tij, është shprehur publicisti i tij Nicki Fioravante për 'Associated Press'.
Diana Rigg

Diana Rigg, e cila njihet më shumë për rolet e saj në 'Game Of Thrones' dhe 'The Avengers' ka vdekur në moshën 82-vjeçare me 10 shtator 2020. Aktorja vdiq si pasojë e një beteje të fshehtë me kancerin, pasi ishte diagnostikuar që në mars.
Ruth Bader Ginsburg

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë në SHBA - simboli i të drejtave të grave - Ruth Bader Ginsburg, ndërroi jetë në shtator të 2020-ës në moshën 87-vjeçare. Ginsburg vdiq nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington, e rrethuar nga familja e saj. Ajo ishte një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë, ku shërbeu për 27 vjet.
Sean Connery (James Bond-i i parë)

Sean Connery është aktori i parë që solli rolin e James Bond dhe aktori ka ndërruar jetë në fund të tetorit të këtij viti në moshën 90-vjeçare. Aktori skocez ka interpretuar këtë rol nga viti 1962 deri në vitin 1983 dhe pse ka interpretuar qindra role, ai do të mbahet mend gjithmonë si "Agjenti 007". Legjenda e Hollywood-it ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, jo vetëm si aktor por edhe si producent dhe ka fituar një sërë çmimesh shumë të rëndësishme gjatë karrierës si aktor.
Diego Armando Maradona

Futbollisti legjendar, Diego Armando Maradona humbi jetën në moshën 60-vjeçare teksa po merrte veten nga një operacion në tru. Maradona vdiq nga një arrest kardiak me 25 nëntor 2020.
Vdekja e tij konsiderohet një humbje e madhe për botën e futbollit pasi argjentinasi është një nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti. Në vitin 1986, ai fitoi dhe Kupën e Botës me përfaqësuesen argjentinase. 30 tetorin e kaluar, Maradona festoi 60-vjetorin e lindjes. Ai lindi në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38