Flash News

POLITIKOFF

Largimi ishte i shkurtër, Dojna Mema do të rikthehet në Top Channel

Largimi ishte i shkurtër, Dojna Mema do të rikthehet në Top

Largimi i moderatores Dojna Mema nga "Top Channel" ka shkaktuar shumë zhurmë dhe ende komentohet dhe pyetet në rrjetet sociale. 

Dojna e ka shpjeguar shpesh në Instagram që shtë larguar, e ndërsa kur ishte e ftuar në "Why Not" në Ora News, ajo u shpreh se:

"Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme. Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja. Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri."

 Por largimi për moderatoren ka qenë i shkurtër pasi sipas  “News31”  Dojna do të drejtojë në këtë televizion një format të ri, promoja e të cilit është bërë publik. Emisioni që ajo do të moderojë quhet “Just Dance” dhe balerini Graciano Tagani do të jetë autor i formatit, që do të ketë në fokus konkursin mes të rinjve të talentuar në kërcim. Ky format do të jetë pjesë e programit “E diell” si një rubrikë dhe Dojna do të jetë drejtuese. Ndërkohë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga moderatorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Graciano Tagani (@graciano_tagani)

Të fundit