Flash News

POLITIKOFF

Ledri rrëfehet për fillimet e historisë me Sarën: Nuk më njihte dhe më ka munduar shumë, pas 1 viti e kam takuar

Ledri rrëfehet për fillimet e historisë me Sarën: Nuk

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar. Dyshja janë prindër të një vajze që e kanë quajtur Blu Poem ndërsa kanë një histori interesante të njohjes. I ftuar në “A live night” në Top Channel, reperi ka folur si rrallë për jetën personale duke zbuluar si është njohur me partneren e tij.

Me Sarën jam njohur shumë rastësisht. Në një koncert në Gjermani, ku shoqet e Sarës donin të vinin të më shihnin live. Sara nuk më njihte. Më dinte këngët, por nuk e dinte kush isha. Ka ardhur me shoqet. Kur erdhi të bëjë foto, më ka pëlqyer Sara. Më pas nisëm të flasim në Instagram, derisa e kam takuar. Për herë të parë e takova në Shqipëri, më ka munduar derisa e kam takuar. Publike u bë sepse na kanë parë njerëzit bashkë, dhe ka shkuar virale. Herë të tjera më pengonte nëse e dinin, me Sarën nuk më bezdiste.”

Ledri rrëfehet për fillimet e historisë me Sarën: Nuk

Sara është pak më ekstroverte, nuk është e mbyllur si unë. Ia thotë njerëzve gjërat në sy, unë gjej një mënyrë si mos ta lëndoj dikë. Sara është më e drejtpërdrejt. Çfarë nuk kam unë, e ka Sara, çfarë nuk ka ajo, e kam unë. Jemi një ‘team’ bashkë. Më pëlqen edhe kur udhëtoj me Sarën. Është shumë e organizuar”

Pas ardhjes në jetë të Poem, Ledri tregoi se jeta e tij ka marrë kuptim tjetër dhe bëri dedikimin më të ëmbël për të voglën e tij.

Që do vinte dita që unë do vdisja për dikë, nuk e kam besuar. Asgjë nuk bëj për vete, gjithçka e bëj për të. Gjithçka që bëj sot e bëj për të”, është shprehur mes emocionesh artisti.

Të fundit