Flash News

POLITIKOFF

Ledri Vula dhe Dua Lipa mbeten miq të mirë, fotoja me Poem Blu i tregoi të gjitha

Ledri Vula dhe Dua Lipa mbeten miq të mirë, fotoja me Poem Blu i

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ishte dje e pranishme në Shqipëri. Por gjatë vizitës së saj në vendlindje, Dua mesa duket nuk ka harruar të vizitojë edhe miqtë e vjetër.

Një foto e publikuar në Instagram nga Ledri Vula, tregon se marrëdhënia e tij me Duan mbetet mjaft e mirë, pavarësisht se janë përfolur për një lidhje në të kaluarën, e cila mendohet se përfundoi për shkak të angazhimeve të të dyve.

E megjithëse është bërë baba, Ledri nuk ka nguruar aspak ta prezantojë vogëlushen Poem Blu me Duan. Edhe Sara ka ndarë një foto teksa këngëtarja e famshme takohej me të bijën.

Dua nuk hezitoi t'i dhuronte një koment të ëmbël vogëlushes duke iu drejtuar me fjalët "zemër e vogël", teksa bëri tag edhe Ledrin me Sarën.

Ledri Vula dhe Dua Lipa mbeten miq të mirë, fotoja me Poem Blu i

Rikujtojmë se Sara nuk e ka aspak problem të kaluarën e Ledrit, teksa dhe gjatë xhirimeve të klipit me këngëtaren Dafina Zeqiri, Sara ka qëndruar gjatë gjithë kohës në prapaskenë, madje ka ndarë edhe disa foto me këngëtaren.

Të fundit