Flash News

POLITIKOFF

Lei Kraja rrëfen divorcin e prindërve dhe thotë se nuk është dakord me mamanë e saj

Lei Kraja rrëfen divorcin e prindërve dhe thotë se nuk

Modelja dhe moderatorja Lei Kraja ka rrëfyer në programin e pasdites në RTSH “Ditë pas dite” me Fjodora Fjoren,  për divorcin e prindërve të saj.  

Tema që po diskutohej në studio kishte në fokus marrëdhënien mes çifteve me diferencë në moshë. Dhe Lei - e cila është pjesë e këtij emisioni po ashtu -  ka treguar se prindërit e saj janë të divorcuar dhe kanë 10 vjet diferencë nga njëri-tjetri.  

“Mami thotë që nuk ka funksionuar për shkak të diferencës së moshës. Por unë jam e bindur që nuk është kështu, thjesht nuk ka funksionuar sepse nuk ishin për njëri-tjetrin, mosha nuk ka lidhje me dashurinë”, u shpreh Lei. 

Kujtojmë se Lei ka folur dhe më parë për ndarjen e prindërve dhe ka treguar se e ka përjetuar shumë personalisht, por edhe familja e saj.

Të fundit