Flash News

POLITIKOFF

Leonardo DiCaprio pati një 'problem' me skenën nudo të Meryl Streep në "Don't Look Up"

Leonardo DiCaprio pati një 'problem' me skenën nudo të

Në një intervistë me The Guardian, regjisori i "Don`t Look Up", Adam McKay, diskutoi rolin e Meryl Streep.

Regjisori shpjegoi se Streep, 72 vjeç, ishte i përfshirë në skenën e shkurtër nudo të personazhit të saj, megjithëse DiCaprio, 47 vjeç, nuk ishte i sigurt për këtë skenë.

"Leo thjesht e sheh Meryl-in si mbretëreshë të filmit. Nuk i pëlqente ta shihte atë me tatuazhin e pjesës së poshtme të shpinës, duke ecur lakuriq për një sekondë,"- tha regjisori.

"Ai më tha diçka si, 'A duhet vërtet ta tregosh këtë?' Dhe unë thashë: 'Është Presidenti Orlean; nuk është Meryl Streep'. Por ajo as nuk i mbylli sytë”, vazhdoi ai.

McKay shpjegoi gjithashtu se si ai mori një kast të tillë 'A-listë' për këtë film. Kujtojmë se në këtë filma ka yje të mëdhenj të kinematografisë por edhe të muzikës.

Një pjesë e kastit janë: Jennifer Lawrence, Jonah Hill, Timothée Chalamet, Tyler Perry, Cate Blanchett, Ariana Grande dhe më shumë të tjerë.

 

Të fundit