Flash News

POLITIKOFF

Lewandowski nuk rinovon me Bayern, bomberi polak i thotë ‘lamtumirë’ bavarezëve

Lewandowski nuk rinovon me Bayern, bomberi polak i thotë

Robert Lewandowski ka vendosur të largohet nga ‘Allianz Arena’. Bomberi polak nuk është i gatshëm të vazhdojë kontratën me Bayern Munich e cila përfundon në qershor.

Mediet e huaja raportojnë se polaku i ka njoftuar bordit largimit e tij në fund të sezonit, çka i hap rrugë blerjes së tij nga Barcelona. Sport Bild raportoi se Xavi ka zhvilluar bisedime me polakun.

Bayern Munich duket se nuk është e gatshme të plotësojë kërkesat dhe dëshirat e Lewandowskit. Klubi bavarez do të duhet të sanksionojë shitjen e polakut, si edhe të hedhin sytë në merkato për pasuesin e tij.

Të fundit