Flash News

POLITIKOFF

Lideri i "Maneskin" tregon nëse do padisë gazetarët francezë që spekuluan për të

Lideri i "Maneskin" tregon nëse do padisë gazetarët

Fituesit e Eurovision 2021, grupi Maneskin - përveç fitores - u diskutuan shumë edhe për liderin e grupit, Damianon, për të cilin u aludua se konsumoi kokainë në finalen e Festivalit Europian të Muzikës.

Lideri i "Maneskin" tregon nëse do padisë gazetarët

Akuzat u hodhën nga gazetarët francezë, të cilët, më pas kërkuan anulimin e fitores së Italisë dhe shpalljen fituese të Francës, që u rendit në vend të dytë. Pas kësaj, Damiano iu nënshtrua testit të drogës dhe doli negativ. Gjatë një interviste për Tv Sorrisi e Canzoni, Damiano u pyet nëse mendonte t’i padiste gazetarët francezë që spekuluan për të.

"Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, -tha lideri i Maneskin.

Të fundit