Flash News

POLITIKOFF

Lihet i lirë bashkëshorti i Angela Martinit, por nuk lejohet të dalë jashtë Greqisë

Lihet i lirë bashkëshorti i Angela Martinit, por nuk lejohet të

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, është liruar nga paraburgimi. Arrestimi i tij bëri bujë shumë të madhe në mediat greke dhe ato shqiptare për shkak dhe të famës së bashkëshortes së tij.

Pas një kohë të gjatë i arratisur, policia greke e arrestoi para dy ditësh. Ai u arrestua në ishullin e famshëm të Mykonos bashkë me një tjetër person, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini ???????? (@angela_martini)

Së fundmi është bërë e ditur se bashkëshorti i modeles është lënë i lirë. Biznesmeni është vendosur nën kontroll gjyqësor dhe nuk lejohet të largohet nga Greqia

Gjyqi u hap pasi Rumania kërkoi ekstradimin e tij, i cili do të vazhdojë të gjykohet, por me të nën kontroll gjyqësor. Ish -aksionari i Dinamos nuk lejohet të largohet nga Republika Greke.

Masa u urdhërua nga një gjykatë lokale që gjykoi kërkesën nga Rumania për ekstradimin e biznesmenit.

Vendosja nën kontroll gjyqësor nënkupton që Dragoș Săvulescu ka një sërë detyrimesh, mes tyre edhe atë të paraqitjes para gjykatës brenda afateve të përcaktuara nga gjyqtari. Përveç kësaj, atij nuk i lejohet të largohet nga Greqia.

 

Të fundit