Flash News

POLITIKOFF

Lirohet Fjolla Morina nga paraburgimi, gjykata rrëzon kërkesën për ekstradim në Shqipëri

Lirohet Fjolla Morina nga paraburgimi, gjykata rrëzon kërkesën

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi - ku edhe qëndronte pas arrestimit të saj të dytë në Kosovë. Gjykata e Prishtinës e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri duke e nxjerrë kështu nga paraburgimi.

Ky lajm është konfirmuar dhe nga avokati i këngëtares për mediat në Kosovë ku ka theksuar se Fjolla u la e lirë, sepse gjykata i tha jo kërkesës së ekstradimit nga autoritet shqiptare. Kujtojmë se këngëtarja u arrestua vjet në Kukës ne akuzën për “trafikim të armëve dhe municionit”dhe ku u dënua në mungesë me 6 vite burg.

Gjatë periudhës kur ndodhej në arrest shtëpie në Shqipëri, këngëtarja ka bërë bujë të madhe në media për shkak të udhëtimeve të saja në vende si Dubai dhe Maldive - ku dhe u kurorëzua në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla.

Lirohet Fjolla Morina nga paraburgimi, gjykata rrëzon kërkesën

Në lidhje me armën që iu gjend në makinë, Fjolla tha se ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo deklaroi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.

Në Kosovë, Fjolla u arrestua pas urdhër-arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Interpoli, për shkak se ajo ishte e dënuar në Shqipëri për kalimin e kufirit shtetëror me armëmbajtje pa leje.

Të fundit