Flash News

POLITIKOFF

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i Elvisit, vdes në moshën 54-vjeçare

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i Elvisit, vdes në moshën

Në një ese të shkruar pas vdekjes së djalit të saj, Lisa Marie Presley tha se ajo ishte përballur me "vdekjen, pikëllimin dhe humbjen" që në moshën nëntë vjeç, kur babai i saj - i konsideruar gjerësisht si ylli më i madh i rock and roll-it në histori - qw vdiq në moshën 42-vjeçare.

Këngëtarja Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock and roll-it, Elvis Presley-t, ka vdekur, tha nëna e saj në një deklaratë. 54-vjeçarja pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, mëngjesin e së enjtes.

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i Elvisit, vdes në moshën

Nëna e saj, Priscilla Presley, tha: “Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë. Ajo ishte gruaja më e pasionuar, më e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë."

Kjo pasoi një deklaratë të mëparshme në të cilën 77-vjeçari u kërkoi njerëzve që "të mbanin atë dhe familjen tonë në lutjet tuaja".

Të fundit