Flash News

POLITIKOFF

Lojtari kroat Luka Modric reagon për situatën në Ukrainë: Jam rritur në luftë, nuk ia uroj askujt

Lojtari kroat Luka Modric reagon për situatën në Ukrainë:

Situata e fundit që po ndodh në Ukrainë, ka mobilizuar këdo në botë, e sidomos europianët. Prej katër ditësh, në Ukrainë po ndodhin sulme të njëpasnjëshme nga Rusia me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Mes shumë figurave të njohura dhe personazheve publike, ka reaguar së fundmi dhe lojtari i Real Madrid, Luka Modric. Ai ka sjellë dhe njëherë në vëmendje situatën e luftës, të cilën ai e ka përjetuar vetë, në ish-Jugosllavi.

“Jam rritur në luftë, gjatë luftës dhe nuk ia uroj këtë akujt. Ne duhet ta ndalim gjithsesi këtë marrësi, ku po vdesin njerëz të pafajshëm. Ne duam të jetojmë në paqe”, shkruan futbollisti kroat në një postim në Tëitter.

Të fundit