Flash News

POLITIKOFF

Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë? Dyshja nuk i kursen thumbat për njëri-tjetrin

Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë? Dyshja nuk i kursen

Bashkëpunimi i tyre i fundit duket se i bindi të gjithë që mes Loredanës dhe Mozzikut gjithçka po shkonte perfekt dhe si dy të dashuruar po kalonin ditët më të bukura të jetës.

Mirëpo mesa duke jemi gabuar. Ajo çka u vu re fillimisht pasi dyshja vendosën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Instagram, duket se po vërtetohet.

Së fundmi Mozzik postoi disa shprehje në Instastory, që në pamje të parë duken si disa thumba drejtuar Loredanës.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, thuhet në postime.

Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë? Dyshja nuk i kursen  Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë? Dyshja nuk i kursen  Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë? Dyshja nuk i kursen   Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë? Dyshja nuk i kursen

Më vonë, ishte Loredana ajo që nuk rezistoi dot të heshtë dhe publikoi një pjesë të tekstit nga kënga “Let you down” të reperit NF. Ende nuk dihet nëse fjalët i dedikohen Mozzikut dhe marrëdhënies së tyre, por duket se një krisje ka ndodhur mes çiftit dhe gjërat nuk janë aspak mirë.

“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana ka vendosur të publikojë në Instagram. 

Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë? Dyshja nuk i kursen

Të fundit