Flash News

POLITIKOFF

Lori Hoxha flet për Adelën dhe Bjordin: Ka qenë histori e vërtetë

Lori Hoxha flet për Adelën dhe Bjordin: Ka qenë histori e

Në Top Albania Radio ka qenë e ftuar Lori Hoxha - e cila është edhe producente e Big Brother Albania - ku ka folur për shumë detaje për Big Brother Vip Albania.

Përveç detajeve për VIP-at, për shtëpinë dhe gjithë produksionin , Lori u ndal dhe në banorët ndër vite të Big Brother Albania dhe ka veçuar marrëdhënien e Bjordi Mezinit me gazetaren e ndjerë, Adelajda Xhamanit.

Lori Hoxha flet për Adelën dhe Bjordin: Ka qenë histori e

Kur moderatoja Jonida Aliçkolli e pyeti për episodet më të dashura të Big Brother, Lori veçoi Adelën dhe Bjordin, historinë e të cilëve e cilësoi si të dhimbshme po aq sa dhe të bukur dhe të vërtetë.

"Siç e thashë unë kam qenë shumë e vogël kur filloi “Big Brother”. Ka disa gjëra që më kanë ngelur në memorie edhe pse në atë kohë unë nuk e shihja shumë sepse kisha një moshë më të vogël dhe nuk më lejohej shumë. Unë mbaj mend më shumë se çdo gjë, marrëdhënien e Bjordit me Adelën. Ka qenë një histori e dhimbshme po aq sa e bukur dhe e vërtetë. Dhe kjo është ajo që më ka ngelur më shumë në memorie. Po ashtu vlerësoj shumë personazhet femra që ka pasur “Big Brother” ndër vite. Atë kohë mendoj se është dashur shumë guxim që ta marrësh si iniciativë. Dhe më vjen shumë mirë që është marrë përsipër nga vajzat që kanë qenë në “Big Brother” ndër vite. Kanë treguar shumë avancim,"- tha Lori.

Të fundit