POLITIKOFF

Lori Hoxha flet sërish për ankthin dhe jep këshilla për ata që po kalojnë të njëjtën situatë si ajo

Lori Hoxha flet sërish për ankthin dhe jep këshilla për ata

Lori Hoxha ka folur shpesh për ankthin dhe nuk heziton asnjëherë të përgjigjet dhe kur të tjerët e pyesin.

Dje, atë e kanë pyetur në "Ask me" në Instagram lidhur me ankthin dhe këshilla se si mund ta kalojnë dhe ajo është përgjigjur duke thënë:

 “Kam plot mesazhe që më pyesin për ankthin dhe më dhemb fakti që shumë prej jush vuajnë. Sinqerisht nuk e di përgjigjen, po jetoj me të gjithashtu. Disa ditë janë të mira, disa të tmerrshme, por e kaloj ditë për ditë. Ajo çfarë më ka ndihmuar më shumë është terapia dhe të dalurit jashtë zonës sime të komfortit. Jam më shumë në ankth kur jeta ime është e qetë, gjë që duket ironike, por siç kam thënë: Terapia, ushtrimet, aktivitetet që të bëjnë të ndihesh mirë dhe ndonjëherë ilaçet (Flisni me doktorin). Gjithashtu ndërsa koha kalon e njeh më mirë trupin tënd dhe kupton çfarë të ndihmon ta kontrollosh. Jepi vetes kohë dhe mos ki frikë të kërkosh ndihmë."

Lori Hoxha flet sërish për ankthin dhe jep këshilla për ata

Të fundit