Flash News

POLITIKOFF

Lori Hoxha ka një mesazh për ata që postojnë foto sensibilizimi me protestën dhe rrinë në shtëpi ngrohtë

Lori Hoxha ka një mesazh për ata që postojnë foto

Lori Hoxha ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Lori ka bërë një reagim të gjatë ku thotë se e ka shumë të thjeshtë të ripostojë një foto dhe të jetë e larë me ndjekësit e pastaj të rri ngrohtë në shtëpi.

Por për Lorin nuk është vetëm kaq. Sipas saj, duhet të vihet drejtësia dhe të kemi kurajën për të ngritur zërin:

"Nuk flas shpesh me zë të lartë në Instagramin tim për çështje që dhembin. Jo sepse më dhemb dhe mua, por sepse është shumë e vështirë për të gjetur fjalët e duhura. Shumë e lehtë të ripostoj këtë foto dhe të jem e larë me ndjekësit e mi ndërkohë që rri në shtëpinë time ngrohtë siç bëhet rëndom për çështje që ndonjëherë as nuk na përkasin.

Unë nuk i di faktet, por di që jeta e kujtdo dhemb e nuk duhet shuajtur makabrisht nga ata që supozohet të na mbrojnë. Di po ashtu që kam një detyrim si influencer mode apo opinioni në vendin tim që të bëj pjesën time për vendin ku jetoj. Dhe më besoni që presioni për të bërë apo thënë gjënë e duhur është shumë i lartë. E ndjej dhe veproj mbi të, thjesht ndonjëherë është shumë e vështirë për ta shprehur me fjalë. Është po ashtu e vështirë të jesh në luftën e të bërit dhe të postuarit. Uroj që në këtë vend të vihet drejtësia për djalin që mund të ishte dhe vëllai im. Uroj po ashtu të kemi kurajën për të ngritur zërin dhe për të luftuar çdo padrejtësi që na bëhet si popull, të jemi aktiv në shoqëri, të ngremë zërin në tavolina ku ushqehen akoma mendime shkatërruese e të dalim të protestojmë pa incetiva, përveçse parimeve dhe idealeve tona.

Lutjet e mia shkojnë për familjen dhe çdokënd të afektuar nga kjo ngjarje e trishtë."

Lori Hoxha ka një mesazh për ata që postojnë foto

Të fundit