Flash News

POLITIKOFF

Luana apo Arbana, merret vendimi se kush do të jetë prezantuesja e "Big Brother Vip"

Luana apo Arbana, merret vendimi se kush do të jetë prezantuesja e

Prej disa javësh është bërë publike nga Top Channel se do të nisë "Big Brother Vip" në Top Channel dhe direkt pas këtij lajmi, filloi "zhurma" në rrjet. Për konkurrentët dhe prezantuesen.

Që në fillim dolën disa emra që u diskutuan si konkurrentë, teksa lajme të shumta ishin mbi drejtuesen e emisionit, Luana Vjollca apo Arbana Osmani.

Më në fund duket se është vendosur se kush do ta drejtojë këtë reality-show. Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zotërojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.

Të fundit