Flash News

POLITIKOFF

Luana vë përballë dy aktorët që nuk flasin me njëri-tjetrin

Luana vë përballë dy aktorët që nuk flasin me

Luana Vjollca po rikthehet në ekran me programin ‘’Zemër Luana’’. Shou televiziv do të nis transmetimin këtë të diel (6 nëntor) nga ora 21:00. Një nga të ftuarit e parë u zbulua se ishte Butrint Imeri, i cili ka zbuluar disa detaje interesante përmes një video, e cila ishte e para gjatë xhirimeve.

Në një video të shkurtër Butrinti zbulon pak nga skena dhe Bes Kallakun, i cili u përfol si njëri nga kapitenët e skuadrave.

Por ai që mori vëmendje më të madhe ishte Olsi Bylyku, i cili duket në prapavijë afër këngëtarit. Nuk dihet nëse Olsi do të jetë përballë Besit si kapiten i skuadrës tjetër, apo ishte i ftuar.

Prej kohësh përflitet se Bes Kallaku dhe Olsi Byluku kanë prishur raportet dhe nuk flasin me njëri-tjetrin dhe si duket Luana po i vë përballë.

Të fundit