Flash News

POLITIKOFF

Luana Vjollca flet për herë të parë për projektin e saj të ri

Luana Vjollca flet për herë të parë për projektin e saj

Luana Vjollca prej një viti tashmë, i mungon ekranit shqiptar dhe nuk është më pjesë e Top Channel. Pavarësisht se prej disa kohësh ajo ka treguar se po punon për një projekt të ri, detajet nuk u morën vesh asnjëherë.

Së fundmi Luana është shfaqur në kopertinën e një prej revstave arabe, "Ounousa", për të cilën ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive.

Luana ka treguar për revistën arabe për projektin e ri duke thënë se se ky projekt i dedikohet të gjitha vajzave dhe grave për t’ju ardhur në ndihmë. Ajo shprehet se për këtë projekt ka punuar për më shumë se 1 vit dhe shumë shpejt do jetë gati.

Luana Vjollca flet për herë të parë për projektin e saj

“Theksova se tani jam duke punuar për një projekt të dedikuar për të ndihmuar gratë dhe kam filluar të përgatitem për të një vit më parë. Nuk mund të zbuloj ende më shumë detaje, por mund të njoftoj se është një projekt i krijuar për të përcjellë klithmat e grave që ende përballen me shtypjen në lirinë e shprehjes!”

Të fundit