Flash News

POLITIKOFF

Luana Vjollca tregon në ditëlindjen e saj se cili është projekti i saj i radhës

Luana Vjollca tregon në ditëlindjen e saj se cili është

Prej disa ditësh përflitet për largimin e saj nga Top Channel dhe Luana nuk kishte thënë asnjë fjalë deri në festën e ditëlindjes së 30-të të saj.

Moderatorja ka organizuar një festë madhështore për ditëlindjen e saj ku dhe ka prezantuar "projektin e jetës" siç e quan ajo. Programi i ri me të cilin do vijë Luana në ekran do të mbajë titullin "Thuaje" dhe Luana tregoi që ka 7 muaj që po punon mbi këtë projekt.

Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku u duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”.

 “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”, u shpreh Luana, por pa dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë, se në fillim të programit "Dua të të bëj të lumtur" që mban vulën e Arbana Osmanit, Luana Vjollca bëri ironi duke nënkuptuar se programi i saj "Shiko kush luan" është më i shikuar se ai i Arbanës. Duket se tashmë Luana po bën thuajse të njëjtin program si Arbana, atë me histori personale.

 

Të fundit