Flash News

POLITIKOFF

Luana Vjollcën e krahasojnë me Sofia Vergara në Mykonos, por moderatorja gabon mbiemrin e aktores

Luana Vjollcën e krahasojnë me Sofia Vergara në Mykonos, por

Moderatorja Luana Vjollca është duke kaluar pushimet në Mykonos dhe në "vrullin" e thashethemeve të largimit të saj nga Top Channel apo nëse do ta shohim në një ekran të ri, ajo u largua nga Shqipëria, për të pushuar në Greqi.

Luana ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi ka treguar për fansat e saj se në Mykonos po e krahasojnë me aktoren e njohur Sofia Vergara.

Luana Vjollcën e krahasojnë me Sofia Vergara në Mykonos, por

Në një postim në Instastory, ku Luana duket mjaft në formë, shkruan:

“Këtu më thërrasin Sofia Vergara.”

Në fakt, Luana e ka shkruar "Vargara" dhe jo"Vergara" mbiemrin e aktores së njohur, por ky mund të jetë edhe një gabim shpejtësie, pavarësisht se Luana edhe në emision e ka shmangur gjithmonë komunikimin në anglisht me të ftuarit, çka i ka bërë ndjekësit ta komentojnë shpesh herë që ajo nuk di të komunikojë apo kuptojë mirë anglisht.

Luana Vjollcën e krahasojnë me Sofia Vergara në Mykonos, por

Dihet që Luana Vjollcës i pëlqen t`i bëjnë komplimente dhe këto i shijon duke i bërë dhe publike dhe aq më tepër kur e krahasojnë me një figurë të tillë.

Për momentin ende nuk dihet në cilin ekran do e shohim Vjollcën, por ajo ka treguar se po përgatitet për "projektin e jetës".

Luana Vjollcën e krahasojnë me Sofia Vergara në Mykonos, por

Të fundit