Flash News

POLITIKOFF

Luiz Ejlli ka qenë pjesë e "BBV2" falë Eduart Grishajt? Çfarë tregon regjisori

Luiz Ejlli ka qenë pjesë e "BBV2" falë Eduart Grishajt?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

I ftuar ditën e sotme në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj, i cili ka treguar shumë sekrete nga jeta e tij, prapaskenat e “BBV2” dhe martesa me Arbana Osmanin. Ke qenë ti ai që e ka futur Luizin në “BBV2” meqë je dhe ti shkodran?

"Luizi nga shtëpia jonë ka qenë një zbulim, në fakt Luizin kemi dashur ta marrim që në “BBV1”, po i ndodhi fatkeqësia me babain, ama e kishim pikasur që ishte interesant dhe Shkodra është e vogël dhe njihemi me njëri-tjetrin."



Të fundit