Flash News

POLITIKOFF

Luljeta Bozo tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin: Ishte një shkëndijë e brendshme

Luljeta Bozo tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin: Ishte
Luljeta Bozo

Profesoresha Luljeta Bozo, e cila u bë e njohur gjatë kohës, kur Shqipëria u përball me disa tërmete, ka dhënë një intervistë ndryshe.

Bozo ka botuar një libër me titull “Një jetë me ty, të pandarë”, ku rrëfen jetën e saj dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, Todi Bozo të cilin e humbi para 3 vjetësh. Ajo ka treguar në emisionin “Rudina” se ky libër mbart rrëfimin e një marrëdhënie të një çifti, që ecën krah për krah si bashkudhëtarë e bashkëmendimtarë.

Në libër përfshihet njohja e saj me bashkëshortin, krijimi i familjes, lindja dhe rritja e fëmijëve, puna si pedagoge, kërkuese dhe studiuese, marrja e titujve shkencorë, botimi i librave universitarë, punët studimore etj.

E pyetur për njohjen me bashkëshortin ajo tha, "Ka qenë një njohje komplet e rastësishme dhe në vitin 1963 në Mars në një darkë familjare tek miqtë tanë, atje e kam parë për herë të parë Todin dhe pastaj ishte një shkëndijë e brendshme, nuk mund ta shpjegoj sesi është që lindi që në atë moment dhe pastaj u rrit, u rrit, u forcua derisa ne pas 6 muajsh që ishim njohur u martuam dhe vazhduam gjithë jetën tonë të duhemi, të kujdesemi, të japim dhe të marrim për njëri-tjetrin. Unë në përgjithësi nuk besoj në fat se them që fatin e bën vetë njeri me punën e tij, por në punën e martesës besoj shumë në fat dhe ndoshta ka qenë fati, nuk di ç’të them. Ka qenë një njohje e rastësishme dhe pas kësaj njohje filloi dashuria e cila u forcua dhe nuk rreshti kurrë së dhëni atë energjinë dhe lëngun magjik që e mban të gjallë një lidhje kaq të gjatë". 

Të fundit