Flash News

POLITIKOFF

Lutja e Rudinës për shtëpinë e Migjenit në Pukë: Pash Zotin bëjeni mirë

Lutja e Rudinës për shtëpinë e Migjenit në Pukë:

Me rastin e ditëlindjes së Migjenit, Rudina ka postuar një video nga Puka në profilin e saj në Instagram dhe të medias që ajo drejton "Dritare.net".

E ndodhur në shtëpinë muze të Migjenit, aty ku një ndër autorët më të mirë shqiptarë dha mësim 84 vit më parë, Rudina bën thirrje për ta shpëtuar këtë shtëpi që mbart një vlerë aq të madhe, për ta rregulluar dhe për ta bërë ashtu siç e meriton të jetë.

Thirrja e Rudinës:

“84 vjet më parë, në Pukë erdhi Migjeni, jepte mësim në këtë klasë. 84 vjet më parë, ai qëndronte këtu, para kësaj banke, ku mbase ishte ulur Luli i vocërr... dhe profesori i ri ia shikonte këpucët e shqyera ... Dhe bëri një nga poezitë më të bukura të shqipes e bashkë me të shumë poezi e shumë vargje të tjera morën krahë në Pukë. Këtu nisën udhëtimin e parë. Kjo është shtëpia muze e Migjenit në Pukë. Është një shtëpi e shpëtuar nga shkatërrimi, por jo ashtu siç meriton të jetë shtëpia e vërtetë ku dha mësim Migjeni. Ju lutem, pash Zotin, rregullojeni këtë shtëpi! Bëjeni nga e para, bëjeni mirë! Sot, ditëlindja e Migjenit. ‘Qeshu rini’ u shkrua në këtë shtëpi, që duhet ribërë nga e para. E di, Migjeni nuk jep vota, por na jep identitet kombëtar. Ca vende si shtëpia ku dha mësim në Pukë janë shtëpi të shenjta për kulturën shqiptare.”

Të fundit