Aktori i njohur Olsi Bylyku ka ndarë një moment shqetësues me ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar se ndodhet në spital për shkak të një problemi shëndetësor të lidhur me bajamet.
“Me 39 sot, po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë: këto bajamet mos i nënvlerësoni, se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën,” ka shkruar Olsi, duke dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.
Problemet e përsëritura me bajamet e aktorit duket se janë bërë një shqetësim serioz, ndërsa ai ka paralajmëruar ndjekësit që të mos neglizhojnë shenjat e infeksioneve të mundshme. Mesazhi i tij është një thirrje për ndërgjegjësim mbi shëndetin, duke theksuar se edhe problemet e vogla mund të kenë pasoja të mëdha nëse nuk trajtohen në kohë.