Flash News

E-TJERA

Makineria u aktivizua nga kolegu, zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të resë shqiptare në Itali

Makineria u aktivizua nga kolegu, zbardhen detaje të reja nga vdekja

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja tragjike  e 26-vjeçares shqiptare në kompaninë ushqimore Bocòn në Pieve di Soligo në Treviso.

Sipas La Repubblica, mësohet nga burime hetimore, se makineria që shtypi dhe shkaktoi goditjen fatale ndaj 26-vjeçares është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës. Grishaj ishte në një pozicion të rrezikshëm me besimin se pajisja ishte e fikur.

Ndërkohë, Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia. Sindikatat e punëtorëve organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë në vendet e punës. 

Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve të Spisal u kthye në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.

Të fundit