Flash News

POLITIKOFF

Maluma arrin në Tiranë dhe publikon foton, reperi shqiptar: Bojkotoni koncertin e tij

Maluma arrin në Tiranë dhe publikon foton, reperi shqiptar: Bojkotoni

Maluma do të mbajë koncertin e tij të parë sonte në vendin tonë. Ai ka arritur në vendin tonë dhe ka publikuar dhe foton e parë në kryeqytetin shqiptar. Prej dy vitesh, koncerti i tij është shtyrë për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe fansat e tij më në fund do kenë mundësinë ta shohin këngëtarin e tij të preferuar.

Maluma arrin në Tiranë dhe publikon foton, reperi shqiptar: Bojkotoni

Mirëpo, koncerti i tij përkon dhe me protestën e qytetarëve shqiptarë, të cilët herë pas herë kanë bërë thirrje ta bojkotojnë koncertin. Kjo pasi në media përflitet se bashkia ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të sjellë këngëtarin kolumbian në vendin tonë.

Një nga ata që kanë bërë thirrje për bojkot është reperi Stresi. “Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert," - shkruan Stresi në profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë se ky është koncerti i parë që zhvillohet në Tiranë me një artist ndërkombëtar. (Rasti i Dua Lipës dhe Rita Orës është tjetër, pasi dy artistet kanë zhvilluar koncerte falas në vendin tonë për shkak të kombësisë së tyre).

Maluma arrin në Tiranë dhe publikon foton, reperi shqiptar: Bojkotoni

Të fundit